Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, njëkohësisht ministër i mbrojtjes, Ejup Maqedonci, konfirmon se partia e tij i ka numrat për qeverinë e re. Ai akuzon opozitën se po dëmton demokracinë në Kosovë,
“Patjetër që numrat i kemi. Jemi të vetëdijshëm që Lëvizja Vetëvendosje është fituese dhe jo fituese dosido. Opozita, duke e parë pikërisht këtë rrezik, pengoi prej dy seancash konstituimin e Kuvendit, që është goditje ndaj demokracisë”, tha Maqedonci për KosovaPress.
Ai theksoi se Vetëvendosje e ka emrin e kryetarit të ri të parlamentit. “Kjo do të bëhet e ditur të shtunën, kur të mbahet edhe seanca e radhës. Patjetër që ne nuk do të futemi në seancë pa pasur emër”, shtoi ai. (A2 Televizion)