“Kopjuan mikun e tyre Kurtin”, Lista Serbe: Opozita serbe bashkëpunon me të

Nga Rosalba Bejdo
4 Mars 2025, 20:18 | Politikë

Edhe Lista Serbe ja shkarkon fajin kryeministrit Albin Kurti për kaosin që përfshiu parlamentin serb këtë të martë.

“Skenat e turpshme të inskenuara nga gjoja opozita në kuvendit të Serbisë janë kopjuar nga miku i tyre Albin Kurti, i cili erdhi në pushtet me dhunë, dhe idenë për të dëbuar çdo gjë serbe. Pa dashur të fshehin aleancën e tyre me Kurtin, opozitarët e sotëm janë përpjekur të përdorin tymin e kuq për të lumturuar Kurtin dhe regjimin e tij të mundur në zgjedhje”, thuhet në deklaratën e listës serbe. Ajo shton më tej se populli serb i Kosovës po i sheh me mosbesim ngjarjet në kuvend dhe I jep mbështetje të plotë Aleksander Vuçiçit.

“Po ashtu u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Serbisë të mos bëhen instrument në duart e atyre që sërish, si 13 vite më parë do të grabisin e shkatërrojnë vendin tonë”, përfundon deklarata e listës serbe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos