Skena kaotike, dhunë dhe tym përfshinë parlamentin e Serbisë këtë të martë, teksa opozita protestoi kundër qeverisë dhe në mbështetje të lëvizjes studentore. Tre deputetë mbetën të plagosur, përfshirë një grua shtatëzënë, ndërsa një tjetër thuhet të ketë pësuar goditje në tru gjatë kaosit. Situata u ndez pasi koalicioni qeverisës i drejtuar nga partia progresiste e Vuçiç, miratoi rendin e ditës.
Disa politikanë të opozitës u çuan vrullshëm nga karriget e tyre në drejtim të kryetares së parlamentit dhe u përleshën me rojet e sigurisë. Të tjerë hodhën granata tymosëse dhe gaz lotjsellës, me pamjet që treguan tym të zi dhe rozë brenda parlamentit.
Kryeparlamentarja, Ana Bërnabic, tha se deputetja Jasmina Obradoviç, e cila u sulmua me granatë trullosëse, ka pësuar goditje në tru dhe po lufton për jetën. E lënduar ka mbetur edhe deputetja Jasmina Karanac, si dhe Sonja Iliç, e cila është në muajin e tetë të shtatzënisë.
Brnabic, adresoi akuza ta ashpra ndaj opozitës, duke thënë se kishte përdorur metodat terroriste të Kurtit. Autoritetet njoftuan se kanë nisur hetimet se kush I ka sjellë dhe përdorur mjetet piroteknike në sallën e kuvendit. Protesta janë zhvilluar edhe jashtë kuvendit, me qytetarët që hodhën vezë kundër godinës. (A2 Televizion)