Pavarësisht rekomandimit të Borrell në raportin e tij, brenda Bashkimit Europian nuk pati pajtim të plotë për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.
Radio Evropa e Lirë raporton se vendet anëtare kanë arritur vetëm një kompromis që masat të hiqen pjesërisht dhe në mënyrë graduale. Kjo media, duke cituar burimet e saj, thekson se shumica e vendeve të BE-së ishin në favor të heqjes së plotë të sanksioneve.
Por ka pasur disa shtete që besonin se përmbushja e kushteve nga ana e Kosovës nuk ka qenë e plotë.
Diplomatët e BE-së, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se gjatë ditëve në vijim pritet një deklaratë në emër të Unionit. Aty do të konfirmohen të gjitha detajet për heqjen graduale dhe të pjesshme të masave. (A2 Televizion)