Për tri ditë, krerët e shteteve anëtare të NATO-s do të diskutojnë mbi shqetësimet kryesore të sigurisë globale, në samitin që zgjat deri më 11 korrik. Për herë të parë në samit do të jetë e pranishme edhe Kosova, e përfaqësuar nga presidentja Vjosa Osmani. Kjo e fundit po merr pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti i Shtetit për gratë, paqen dhe sigurinë.
I pranishëm do të jetë gjithashtu ministri i Jashtëm i Serbisë Marko Gjuriç. Por çfarë pritet nga ky samit; a do të jetë Ballkani në fokus; a do të marrë Kosova sinjale për avancim të mëtejshëm dhe a do ta adresojnë liderët sjelljen provokuese të Serbisë.
Për këto do të flasë kryesuesi i delegacionit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO, po ashtu nënkryetar i komisionit të Sigurisë Driton Hyseni.
(A2 Televizion)