Osmani takon O’Brien: Roli i SHBA, tejet i rëndësishëm për suksesin në dialog

Nga Rosalba Bejdo
8 Korrik 2024, 20:02 | Politikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, takoi në Uashington ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien, me të cilin tha se diskutoi për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët amerikanë në tejkalimin e sfidave të përbashkëta.

“Bashkë, diskutuam edhe zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë dhe rëndësinë e rolit të SHBA-së për suksesin e këtij procesi”, shkroi Osmani në rrjetin social Facebook.

O’Brien i ka bërë vazhdimisht thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i zbatojnë marrëveshjet e dala nga bisedimet mes tyre.

“Për të ecur përpara, ne kemi nevojë për zbatimin e marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, përfshirë 'përparimin urgjent' në hapat që çojnë drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, ka thënë O’brien në prill të këtij viti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos