Kosovë, Bajrami ofron dorëheqjen dhe kërkon largimin e Abdixhikut nga kreu i LDK-së

Nga A2 CNN
14 Janar 2026, 18:59 | Politikë

Kosovë, Bajrami ofron dorëheqjen dhe kërkon largimin e Abdixhikut

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka bëre të ditur se ka kërkuar doreheqjen e parevokueshme të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas rezultatit të dobet zgjedhor.

Ajo ka njoftuar se, duke respektuar të njëjtin standard politik, ka ofruar edhe doreheqjen e saj të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së partisë.

Bajrami ka theksuar se ky veprim nuk është personal apo emocional, por lidhet me parimin e përgjegjësiës politike që, sipas saj, LDK-ja e ka ndërtuar ndër vite.

Ajo ka vlerësuar se kushdo që merr rezultate të rënda zgjedhore për partinë, duhet të marrë përgjegjësi dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të brendshme. Në reagimin e saj, Bajrami ka shtuar se pas rezultateve të 28 dhjetorit, lidershipi dhe organet e LDK-së kanë humbur legjitimitetin dhe se zgjedhjet e brendshme janë të domosdoshme.

Një ditë më parë, Abdixhiku deklaroi se do të ofronte dorëheqje para Kuvendit të partisë i cili do të vendosë edhe për fatin e tij. Ai tha se nëse Kuvendi refuzon dorëheqjen do të mbetej në krye të LDK, shkruan A2 CNN.

Lidhja Demokratike e Kosovës konsiderohet si humbësja më e madhe e këtyre zgjedhjeve. Nga shkurti në dhjetor 2025 humbi 45 mijë e 255 vota dhe pesë mandate në Kuvend. Partia e Abdixhikut nuk fitoi në asnjë komunë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos