
Pas arratisjes së Altin Ndocit mesditën e djeshme, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur transferimin e disa personave që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë drejt Burgut të Fierit.
Burgu i Durrësit nuk është institucion i sigurisë së lartë, ndaj është vlerësuar e arsyeshme që të dënuarit me rrezikshmëri të shtuar të mos qëndrojnë më në këtë burg, shkruan A2 CNN.
Burime zyrtare sqarojnë se bëhet fjalë vetëm për transferimin e personave me rrezikshmëri të lartë, dhe jo për zyrtarë apo persona të arrestuar për çështje korrupsioni apo abuzimi me detyrën. (A2 Televizion)