Kriza politike në Kosovë,  BE: Formoni institucionet me shpejtësi

Nga A2 CNN
24 Prill 2025, 16:46 | Politikë

Kriza politike në Kosovë,  BE: Formoni institucionet me

Bashkimi Evropian tha se është në interes të Kosovës që me shpejtësi të formojë institucionet e saj.

Me anë të zëdhënësit të BE për çështje të zgjerimit, u theksua se formimi i shpejtë i institucioneve të Kosovës është i rëndësishëm në përmbushjen e reformave evropiane dhe lëvizjen përpara në këtë rrugë.

“Ajo që mund të them është se është në interes të Kosovës që me shpejtësi t’i formojë institucionet, gjë që është shumë e rëndësishme në përmbushjen e reformave evropiane dhe lëvizjen përpara në këtë rrugë.

Është gjithashtu e rëndësishme për çështje të tjera, si Plani i Rritjes, siç e dini duhet që Parlamenti i Kosovës të jetë i konstituuar për të vazhduar punën në këtë drejtim”, deklaroi Mercier kur u pyet nëse dështimi për të konstituuar Kuvendin ka pasoja në raportet e Kosovës me bllokun. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos