“Vetëvendosje po dështon dhe po shkakton e vetme këtë ngërç politik në kuvend duke mos zgjedhur një kandidat konsensual për kryetar kuvendi”.
Është kjo akuza që vjen nga shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami. Duke folur për mikrofonin e A2 CNN, ajo shton se LDK-ja ia ka mbyllur tashmë çdo derë bashkëpunimi Lëvizjes Vetëvendosje dhe se nuk do të votojnë pro asnjërit prej kandidatëve që mund të propozohet.
Për gazetarin e A2 CNN, Tomorr Avdia, zonja Bajrami sqaroi edhe padinë që partia e saj do të ngrejë kundër qeverisë Kurti. Gjithashtu flet edhe për rolin e presidentes në zgjidhjen e ngërçit politik. (A2 Televizion)