Kryetari i Kuvendit të RMV, Afrim Gashi viziton Kosovën, takon Konjufcën dhe Kurtin

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2024, 08:30 | Politikë

Kryetari i Kuvendit të RMV, Afrim Gashi viziton Kosovën, takon

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca do të presë në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Afrim Gashin.

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, pasdite do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

Sipas njoftimit, në orën 9:25 bëhet pritja ceremoniale në hyrjen e Kuvendit, ndërkaq në orën 9:30 do të ketë takim kokë me kokë mes dy kryetarëve Konjufca dhe Gashi.

Temat që do të diskutohen gjatë takimeve do të jenë bashkëpunimi dy palësh në fushën e legjislacionit si dhe nisja e finalizimi i marrëveshjeve të arritura një javë më parë gjatë takimit të dy qeverive në Prishtinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos