Ministri i Mbrojtjes së Kosovës dhe Komandanti i FSK, pjesë e Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Nga Tomorr Avdia
23 Nëntor 2024, 12:11 | Politikë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës dhe Komandanti i FSK, pjesë e

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë.

"Edicioni i sivjetmë i forumit është i fokusuar tek sfidat e sigurisë me të cilat aktualisht përballet bota demokratike, ndërsa synon që të shërbej si një ngjarje që do të nxisë bashkëpunimin strategjik mes vendeve demokratike”, thuhet në njoftim.

Aty tutje shkruan se Maqedonci dhe Jashari, gjithashtu do të realizojnë takime bilaterale me homologë dhe përfaqësues të tjerë politik dhe ushtarak të vendeve partnere.

Maqedonci bashkë me Jasharin shkuan, me ftesë të homologut të tyre kanadez Bill Blair. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos