Kurti mandatohet si kryeministër, prezanton në Kuvend kabinetin dhe programin qeverisës

Nga A2 CNN
13 Shtator 2026, 15:07 | Politikë

Kurti mandatohet si kryeministër, prezanton në Kuvend kabinetin dhe

Ka nisur në Kuvendin e Kosovës seanca e jashtëzakonshme ku pritet të votohet për formimin e Qeverisë së re.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti po prezanton në Kuvend programin qeverisës dhe pritet edhe kabineti i ri qeveritar.

“Të nderuar deputetë, nuk do të kem ekspoze të re realisht, ngaqë këto zgjedhje të reja vetëm sa na e kanë ndëprerë qeverisjen e njëjtë”, tha ai.

Seanca vjen pasi ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e caktoi Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë, pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Përveç deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në sallën plenare janë parë edhe deputetët e Listës Serbe dhe komuniteteve tjera joshumicë.

Ndërkohë, në sallë nuk janë parë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ata të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos