Kurti pas konstituimit të Kuvendit: Nënkryetari i dytë i takon PDK-së, do ta votojmë

Nga A2 CNN
13 Shtator 2026, 14:39 | Politikë

Kurti pas konstituimit të Kuvendit: Nënkryetari i dytë i takon

Pas përfundimit të seancës kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e cilësoi këtë si një arritje dhe se do të jenë të gatshëm të votojnë edhe Vlora Çitakun kur PDK do të jetë në Kuvend.

"U bë mirë që u konstituua Kuvendi. Nënkryetari i dytë i Kuvendit të Republikës së Kosovës i takon Partisë Demokratike të Kosovës. Në çdo moment që janë të gatshëm ta propozojnë zonjën Vlora Çitaku, ne menjëherë do ta votojmë. Urime të gjithëve konstituimi i Kuvendit! Pra, përafërsisht tre muaj pas zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit u konstituua Kuvendi i Republikës për legjislaturën e tetë, ndërkaq ju e dini që në vitin e kaluar janë dashur tetë muaj nga zgjedhjet që të konstituohet Kuvendi. Nga tetë muaj tash e kishim tre muaj. Natyrisht do të ishte më mirë që të bëhej edhe më herët, por urime të gjithëve se megjithatë është një arritje, e cila tash duhet të vazhdojë me formim të qeverisë", tha Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos