Kurti darkon me Orhan Pamuk: Interes për Kosovën, shqiptarët dhe Ballkanin

Nga A2 CNN
4 Qershor 2024, 10:47 | Politikë

Kurti darkon me Orhan Pamuk: Interes për Kosovën, shqiptarët dhe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar për darkë, mbrëmjen e djeshme, nga shkrimtari i njohur turk, Orhan Pamuk. Pa fshehur emocionet, lajmin e ka dhënë vetë kreu i qeverisë së Kosovës, përmes një postimi në rrjetet sociale. Sipas tij, temat e bisedës ndërroheshin më shpesh se pjatat mbi tryezë, ndërsa fituesi i çmimit Nobel për Letërsi ka shfaqur interes për Kosovën, shqiptarët dhe Ballkanin.

“Në fillim nuk i besova doktorit Bilgin Sait, që shkrimtari Orhan Pamuk po më fton për darkë. Gjersa afrohej mbrëmja, minutat më dukeshin të gjata porsi orët, ndërkaq tri orë e gjysmë me të më ikën porsi minutat. Në restoranin Sur Balık-Cihangir të lagjes Beyoğlu në Stamboll temat e bisedës ndërroheshin më shpesh se pjatat mbi tryezë. Mbase arritëm të shkruajmë përmbledhjen hyrëse të kapitujve të miqësisë sonë të ardhshme. Artisti Orhan Pamuk, fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2006, ka një dashamirësi spontane dhe vëmendje të frikshme. Dhe, aq shumë i interesuar për Kosovën, shqiptarët, Ballkanin. Nder që nuk e shpjegoj, kënaqësi që nuk e përshkruaj”, shkruan Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos