Kurti largohet nga dera e pasme, Abdixhiku pas takimit informues: Atë që ka ndodhur dje…

Nga Xhevahir Qardaku
2 Shtator 2026, 19:16 | Politikë

Ka përfunduar pas disa orësh takimi mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut. Kryeministri në detyrë dhe njëkohësisht kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje u largua nga dera e pasme dhe shmangu gazetarët, duke mos dhënë asnjë deklaratë lidhur me këtë takim. Megjithatë lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkurtimisht informoi mediat për arsyen e kësaj tryeze.

“Njoftim i rregullt pas zhvillimeve në të dy partitë. Siç e do rendi, kur kemi procese diskutuese duhet të njoftojmë zyrtarisht njëri-tjetrin për zhvillimet partiake. Dhe, këtë e bëra. Atë që ka ndodhur dje, e njoftova Kurtin dhe ai më njoftoi për zhvillimet në kryesinë e VV-së dhe të Grupit Parlamentar”, theksoi Abdixhiku.

Ai nuk e komentoi revoltën e 6 deputetëve të LDK-së kundër kandidatit për president, por vetëm tha se për këtë “duhet t’i pyesni ata që kanë vendosur ta dërgojnë Kosovën në një situatë të paqartë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos