Kurti në konferencë të jashtëzakonshme: Jo zgjedhje të reja, pa e thënë fjalën Kushtetuesja

Nga A2 CNN
6 Mars 2026, 16:25 | Politikë

Kurti në konferencë të jashtëzakonshme: Jo zgjedhje të

Është Gjykata Kushtetuese ajo që duhet të thotë fjalën e saj, nëse duhet të ketë zgjedhje të reja apo jo. Kështu u shpreh kryeministri i Kosovësm Albin Kurti në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit për shkak të dështimit të zgjedhjes së presidentit deri më 5 mars.

Në arsyetimin e tij Kurti thekson se procesi i zgjedhjes së presidentit nuk ka mbërritur në raundin e tretë, që do të çonte në zgjedhje të reja.

“Ky proces nuk arriti ta konsumojë as rundin e parë, pasi munguan të gjitha deputetët e partive opozitare dhe partia e cila vazhdon të dirigjohet nga Beogradi. Të gjithë e keni parë mbrëmë pamjen e seancës, kush ishte në qendër, kush nuk ishte në qendër nuk ishte sepse nuk erdhi. Asnjë deputet që mungoi nuk ka njoftuar kryetaren për arsyen e mungesës, prandaj është lënda në Kushtetuese. Është detyrë e deputetëve ta kryejnë detyrën e tyre për siç i ka zgjedhur populli, të vijnë në vendin e tyre të punës dhe aty të marrin  pjesë dhe të votojnë. Ndodhemi në një situatë kur unë nuk besoj që mund të flasim për zgjedhje pa e thënë fjalën e fundit Kushtetuesja. Ata kanë një materie që duhet ta analizojnë. Duhet të ketë dështim në raundin e tretë që të shpërndahet kuvendi dhe të përgatitemi për zgjedhjet e reja”, u shpreh Kurti.

Sipas tij zgjedhjet e reja nuk do të ishin zgjidhje dhe do të kushtonin 10 milionë euro.

“Nuk besoj që zgjedhjet e përsëritura janë zgjidhje e re përkundrazi do vazhdojë të ketë agoni legjislative që është e panevojshme dhe së paku zgjedhjet do të kushtojnë 10 milionë euro”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos