“Vendimi i Osmanit, i paprecedentë”, Vetëvendosje: Do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese

Nga A2 CNN
6 Mars 2026, 16:12 | Politikë

“Vendimi i Osmanit, i paprecedentë”, Vetëvendosje: Do ta

Partia në pushtet, Vetëvendosje sfidon presidenten Vjosa Osmani dhe njofton se do të çojë në Gjykatën Kushtetuese, vendimin për shpërndarjen e kuvendit. Shefja e grupi parlamentar Arbërie Nagavaci e cilësoi lëvizjen si akt të paprecedentë që bie ndesh me rendin kushtetues.

Sipas saj, LVV-ja, në përputhje me rezultatin  zgjedhor, në vazhdimësi i ka ofruar alternativat për shmangien e zgjedhjeve. Ajo tha se partia nuk do të marrë pjesë në konsultimet që Osmani kërkojë të zhvillojë për datën zgjedhjeve të reja, duke argumentuar se s nuk sheh arsye për të qene e pranishme.

Nagavci, i kërkoi gjithashtu Osmanit që të përmendë me emra emrat që sipas saj kanë qëllime të rrezikshme për Kosovën. Kryetarët e partive të tjera, si LDK dhe PDK e mirëpritën vendimin për shpërndarjen e parlamentit duke e cilësuar si në përputhje me rendin kushtetues, dhe morën pjesë në konsultime me Osmanin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos