
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në kryeqytetin e Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron.
Gjatë qëndrimit në Paris, krahas pjesëmarrjes në Forumin e Paqes, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime bilaterale në margjinat e Forumit, si dhe marrë pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Instituti Jacques Delors.
Ndërkaq, sonte është i ftuar nderi në darkën e shtruar nga Qarku diplomatik i Parisit. (A2 Televizion)
