Kurti nën presionin ndërkombëtar? Ndërhyrja e fortë diplomatike, çelësi për të zgjidhur krizën

Nga Rosalba Bejdo
18 Prill 2025, 20:04 | Politikë

Kriza institucionale ka nxitur ambasadorët e akredituar të dy prej vendeve më me ndikim në Kosovë, ata të Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, t’u bëjnë thirrje partive politike të bashkëpunojnë për tejkalimin e pengesave për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Mesazhet erdhën pas dështimit të seancës së dytë të konsituimit të Kuvendit dhe pas paralajmërimit të shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Lila, "nëse do të duhet presioni i ambasadave për të arritur dialogun politik.

Ambasadori britanik në Kosovë, Xhonatan Hargrivs, ka zhvilluar takime informale me eksponentë të partisë fituese dhe partive opozitare. Ai ka deklaruar se Kosova ka nevojë urgjente për një Kuvend dhe qeveri funksionale, derisa përmendi faktin se kanë kaluar mbi dy muaj prej procesit zgjedhor.

Analisti Lavdrim Hamiti thotë për A2 CNN se pret rritje të mëtejshme të presionit ndaj partisë fituese Vetëvendosje, pasi ajo është duke "blerë kohë" për të siguruar numrat.

Sipas Hamitit, ndërhyrja e fortë diplomatike amerikane duket si çelës i zhbllokimit të situatës së krijuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos