Kurti nuk ka më të drejtë! Mblidhet Këshilli i Vetëvendosjes për të caktuar mandatarin e ri për formimin e qeverisë

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2025, 12:11 | Politikë

Kurti nuk ka më të drejtë! Mblidhet Këshilli i

Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur Këshillin e Përgjithshëm për të caktuar një mandatar të ri për formimin e Qeverisë.

Kryesuesja e Këshillit të Përgjithshëm të LVV, Arbërie Nagavci deklaroi se do të bëjnë të pamundurën për të mirën e institucioneve të Kosovës.

“LVV do të bëjë gjithçka që është në mandatin e saj për të mirën e institucioneve. Sshumë shpejt do të shihni dhe mandatarin e qeverisë”, tha Nagavci për mediat.

Ende nuk bëhet e ditur se kush do të jetë i propozuari i ri meqë kryeministri më detyrë Albin Kurti nuk ka të drejtë të mandatohet pasi dështoi të votohet më 26 tetor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos