Gazetari Mentor Nazarko u shpreh se “Gjykata Kushtetuese është burimi kryesor i krizës së gjatë me karakter institucional” në Kosovë.
“Duhet ta vlerësoj Kurtin dhe për faktin që ne nuk mund të presim prej tij që ai të ketë në konsideratë si duhet të bashkohet opozita, sepse nuk është detyrë e tij. Nuk e ka ai fajin pse opozita është e përçarë, nuk gjen emëruesin minimal të përbashkët për të atakuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, për të atakuar çështjen në Gjykatë Supreme apo për të zhvilluar dhe protesta me karakter simbolik. Kur shkojmë te burimet e krizës, unë mendoj që në ekzistencën e kësaj krize të gjatë me karakter institucional, Gjykata Kushtetuese është burimi kryesor me vendimet e 2011-s, pastaj 2015-s për mandatarin, që i njihte PDK-së, domethënë partisë së parë të drejtën, vendimi për Presidenten Jahjaga”, tha Nazarko në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.
“Pra, janë një sërë vendimesh që kanë krijuar atë themelin për të bërë nga këto manovrat që po shohim dhe që e mbajnë krizën të pranishme”, shtoi gazetari.
(A2 Televizion)