Kurti takon ambasadorin britanik, falënderon Mbretërinë e Bashkuar për qëndrimin në KiE

Nga Tomorr Avdia
18 Maj 2024, 10:34 | Politikë

Kurti takon ambasadorin britanik, falënderon Mbretërinë e

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, pasi Kosova humbi dje mundësinë që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Kurti diskutoi me Hargreaves pikërisht për rezultatin e mbledhjes së djeshme në Këshillin e Ministrave.

“Kryeministri e falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për qëndrimin e mbajtur dje gjatë takimit të komitetit të ministrave në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. E falënderoi gjithashtu edhe për mbështetjen në projektet e përbashkëta, ku veçoi ndihmën për zgjerimin e projektit për verifikimin e diplomave për studentët nga komuniteti serb për qëllime punësimi në institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në takim është folur edhe për rezultatet e takimit e tretë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP6) për Planin e Rritjes që u zhvillua dje në Kotorr të Malit të Zi dhe Deklaratën e Përbashkët nga ky takim.

Ministrat e Jashtëm të Këshillit të Europës u mblodhën dje në Strasburg në sesionin vjetor me rastin e 75-vjetorit të themelimit të kësaj organizate ku diskutuan për çështje të caktuara. Kosova nuk hyri as në agjendë, ndërsa nuk dihet se kur do t’i vijë rendi përsëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos