Amerika është në Ballkan dhe gjithmonë gati për të garantuar paqen. Kështu mund të deshifrohen mesazhet e shumta të dërguara nga Presidenti Donald Trump, javën që lamë pas, me fjalinë kryesore që ‘ndalova Serbinë të niste një luftë’.
Dukshëm aktori destabilizues ka hequr maskën, në këtë rast Serbia, që tregon se aspiratat e saj janë të sulmojë dhe të provojë sërish të pushtojë Kosovën. Nga ana tjetër qëndrojnë thuajse të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor që i konsiderojnë Shtetet e Bashkuara si garantuesin e paqes dhe promovuesin më të madh të demokracisë.
Pikërisht për të zbërthyer më në detaje këto mesazhe dhe strategjinë e Uashingtonit për rajonin tonë, foli në një intervistë për Ditarin e Kosovës nga Xhevahir Qardaku, ambasadori dhe diplomati i lartë në pension të Shteteve të Bashkuara, Jonathan Moore, njohës shumë i mirë i Ballkanit Perëndimor dhe i punës së Departamentit të Shtetit me rajonin tonë, sepse ka punuar me të dyja administratat, atë Demokrate dhe atë Republikane.
Pjesë nga intervista
Xhevahir Qardaku: E nisim me 3 deklaratat e Trump me fjalinë kryesore: Ndalova Serbinë të niste një luftë kundër Kosovës. Çfarë mund të kuptojmë ne nga këto deklarata?
Jonathan Moore: Unë do ta vijë të gjithë këtë në një kontekst të lidhur edhe me administratën e mëparshme të Trump kur priti kryeministrin e Kosovës dhe presidentin Vuçin në zyrën Ovale. Tema që iu prezantua presidentit Trump ishte që ti jepte atij mundësinë që të konsolidonte dhe të konfirmonte paqen në Ballkan, që është një interes i madh i SHBA-së dhe ka qenë për një kohë të gjatë. Ky problem iu paraqit atij dhe u tha që të bënim Kosovën dhe shqiptarët bashkë në mënyrë që të garantonim paqen në Ballkan. SHBA-të kanë punuar për një kohë të gjatë për të siguruar paqen. Presidenti Trump ka këtë parasysh. Do të doja të bëja një dallim me situatën sot dhe asaj që ndodhi në vitin 2020. Nëse shohim situatën sot, kriza në Ukrainë, në Gaza, Izraeli me Iranin dhe luftëra të tjera që nuk janë në syrin e publikut, në Ballkan, situata duket se funksionon shumë mirë dhe Shqipëria do të mikë presë samitin e NATO-s në vitin 2027. Ata që tha zoti Trump do ta interpretoja si një thirrje për atë që është bërë në të kaluarën dhe aftësinë e SHBA-ve për të sjellë stabilitet në Ballkan.
Xhevahir Qardaku: Sa e rrezikuar është Kosova për një përpjekje për pushtim nga Serbia?
Jonathan Moore: Unë nuk parashikoj asnjë lloj lëvizje apo manovër ushtarake nga Serbia. Serbia është fortë e ndërgjegjshme për rolin e NATO dhe KFOR në Kosovë. Dialogu është një proces aktiv dhe lideri i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës është angazhuar shpesh në kohët e fundit në rajon dhe ky proces vazhdon. Pengesa e vetme për progresin në këtë pikë është në Kosovë. Serbia i ka përmbushur shumë prej pritshmërive për dialogun, ndoshta jo të gjitha. Mungesa e asociacionit të komunave serbe në veri, gjë për të cilën Kosova ka rënë dakord në vitin 2013, para se Albin Kurti të bëhej kryeministër, por ai është ende në mandatin e tij teknik sepse nuk kemi një parlament të ri, nuk kemi një kryetar kuvendi, nuk ka një drejtim të caktuar dhe fatkeqësisht edhe partitë opozitare nuk po bashkohen në Kosovës. Me shumë siguri do të kemi zgjedhjet në tetor. Kosova nuk ofron një projekt sa i përket dialogut, pavarësisht çfarëdolloj zërash ka përreth dhe kjo nuk është gjë e mirë. Ata njerëz të mirë që mund të bëjnë progres në Kosovë mund ta bëjnë, por pengesa politike është pikërisht çfarë po e pengon dialogun Kosovë-Prishtinë.
Xhevahir Qardaku: Pse nuk kemi parë ende sanksione ndaj Serbisë kur kemi konfirmime nga të dyja administratat se ka synime lufte në dëm të Kosovës?
Jonathan Moore: Presidenti Trump e ka bërë të qartë se nuk do të shikojë konflikte të tjera në botë dhe SHBA do të ketë përpjekje për të ndaluar konfliktet. Këtë e pamë edhe gjatë kohëve të fundit në Iran. Qëllimi i Trump ishte i qartë: Zgjidheni situatën, shkoni në armëpushim. Nëse do të ketë ndonjë lloj konflikti ushtarak në Ballkan, të jeni të sigurt, SHBA-të do të gjejnë mënyrën për t’u angazhuar dhe për ta ndaluar konfliktin. SHBA nuk është e interesuar për konflikte që vazhdojnë pafundësisht dhe këtë Trump e ka bërë të qartë.
Xhevahir Qardaku: Si e vlerësoni marrëveshjen e 2020 mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington?
Jonathan Moore: Ishte shumë e rëndësishme që Vuçiç dhe Hoti të ishin në zyrën Ovale me Presidentin Trump. SHBA janë një mbështetës i fortë në këtë anëtarësim në NATO dhe është ironike kur dallimet në Shqipëri janë kaq të forta dhe nuk ka një konsensus, por ka një konsensus të gjerë midis SHBA-ve dhe Shqipërisë dhe këtë populli shqiptar e di që prej themelimit të NATO-s në 1949. Ne do të donim të shihnim më shumë progres nga qeveria në Prishtinë, por kjo ka qenë në mungesë nën drejtimin e Kurtit. Shpresojmë që kjo të ndryshojë.
Xhevahir Qardaku: A prisni që Trump t’i thërrasë në zyrë liderët e Kosovës dhe të Serbisë për një marrëveshje përfundimtare paqeje?
Jonathan Moore: Formati ku mund të ndodhen bisedat është një mundësi e largët. Çfarëdo qoftë përmbajtja e negociatave për paqe sepse nuk kemi një qeveri në Prishtinë për të negociuar çfarëdo teksti mbi asgjë për shkak të mungesës së konsensusit pas zgjedhjeve të Shkurtit. Nëse do të kishte një qeveri të fortë në Prishtinë dhe pragmatike, ata duhet të punojnë me vendet që nuk e njohin brenda NATO-s dhe BE-së duke u fokusuar më pak te njohjet individuale nga vende në Afrikë dhe në Azi dhe të shohin drejtpërdrejtë tek ato vende europiane që nuk e kanë njohur. Kjo do të duhej të ishte një përpjekje që Kosova do të duhej ta merrte vet për të ecur përpara, por përfundimi është që të gjendet terreni i përbashkët jo duke dhënë kërkesa. Prishtina dhe Beogradi kanë një dialog dhe duke shkuar në rrugën drejt BE duhet të komunikojnë. Në Prishtinë nuk ka qeveri për të negociuar, ndërsa nga ana e palës serbe ata janë të qartë për njohjen e pavarësisë nuk duken se mund të kenë. Në këtë mund të bëhet. Kur ka një qeveri të përgjithshme në Prishtinë ideja e të punuarit mbi shkëmbimet mbi kontaktet apo mbi procese liberalizimi për sa i përket regjimit të kufijve dhe veçanërisht hapjes së tregtisë, mund të bëhet shumë progres pa qenë të sforcuar për njohjen e pavarësisë. Me të gjithë që e kam biseduar, nuk ka gjasa që të njihet”.
Xhevahir Qardaku: A mendoni se ka ardhur koha që Uashingtoni ta marrë në dorë procesin e njohjes reciproke për t’i sjellë Ballkanit paqen e përjetshme në Ballkan?
Jonathan Moore: Do të isha shumë i lumtur të shihja një rol të SHBA-ve duke punuar me Bashkimin Europian. Vite më parë unë kam udhëtuar shumë herë në Bruksel për të marrë pjesë në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit. Është një proces i rëndësishëm, por ideja e asociacionit të Komunave serbe dhe veçanërisht për veriun e Kosovës dhe për institucionet e ngritura për së mbarë dhe për përfaqësimin e popullsive dhe kjo është bërë që në vitin 2013 dhe asnjë qeveri në Prishtinë nuk ka bërë progres për këtë. Nuk ka asnjë në Prishtinë për të thënë: Po, do t’i bëjmë këto. Qoftë ndalimi politik situata politike, e gjithë situata që po ndodh veçanërisht në VV do të ishte diçka shumë artificiale dhe nuk do të kishte gjasa të ndodhte për të dalë me një shtytje të re dhe kjo duhet bërë.
Xhevahir Qardaku: Aktualisht, në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi nuk ka një ambasador zyrtar të Shteteve të Bashkuara, pse kjo vonesë në rajon dhe çfarë rreziqesh mund të ketë? Duke pasur parasysh që në vendet tona mungesa e fjalës së një ambasadori është luks për politikën?
Jonathan Moore: Sigurisht që është e rëndësishme që ju të keni një përfaqësues për të folur me presidentë, me kryeministër apo dhe me vet popullin. Është një fatkeqe që nuk ka një ambasador në vendet që përmende, por mund të them se mund të bëni dallimin midis diplomatëve të niveleve më të ulëta apo të ngarkuarve me punë si në Tiranë, Prishtinë e Beograd, por edhe ata vetë po merren me nivelet më të larta qeveritare dhe ndaj shihni sërish çfarë po ndodh në botë. Në vitin 1990, Ballkani kishte vëmendjen kryesore dhe këtë e them me dashuri për Ballkanin, por ka shumë të tjera që po ndodhin më larg Ballkanit që e kanë marrë vëmendjen. (A2 Televizion)