
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mlizë të Elbasanit. A2 CNN raporton se një 35-vjeçar është mbytur në përroin që kalon pranë këtij fshati.
A2 CNN mëson se viktima Florian Tahiri dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.
Gjatë gjithë natën kanë vijuar kërkimet për gjetjen e trupit, i cili u gjet këtë mëngjes nga ekipet zjarrfikëse dhe ato të emergjencave të Elbasanit. (A2 Televizion)
