Kuvendi i 1 qershorit, PD zyrtare pritet të prezantojë programin për zgjedhjet e 2025

Nga Anesti Barjamemaj
31 Maj 2024, 14:16 | Politikë

Kuvendi i 1 qershorit, PD zyrtare pritet të prezantojë programin

Partia Demokratike zyrtare do të mbledhë këtë të shtunë Kuvendin Kombëtar, ku pritet prezantimi i programit për zgjedhjet e 2025.

Burime pranë PD zyrtare i thanë A2 CNN se Kuvendi i 1 Qershorit pritet të ketë risi, duke nisur që nga kohëzgjatja, do të jetë një mbledhje jo më shumë se dy orë.

Kryetari Lulzim Basha, do të mbajë fjalën hapëse dhe mbyllëse në ketë Kuvend, ku shkurtimisht do të tregojë objektivat e PD dhe vizionin për 2025-2029.

Pika kryesore e rendit të ditës është prezantimi i programit, që pritet të bëhet në mënyrë dinamike. Do të jenë rreth 25 prezantues që do të tregojnë shtyllat kryesore të programit.

Prezantuesit janë të ndarë në dy kategori, zyrtarët e PD që mbulojnë fushat përkatëse por edhe qytetarë të thjeshtë që preken direkt nga ky program.

Nuk do të mungojë as një përshëndetje nga partnerë të huaj, por këtë herë fjala e miqve të PD zyrtare do të jetë nëpërmjet teknologjisë.

Programi i PD zyrtare është konsultuar me CDU/CSU, kanë qenë partnerët gjermanë ata që kanë bërë ndryshimet e fundit para firmosjes nga Lulzim Basha dhe prezantimit në publik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos