Shqiponjë dykrenare dhe pëllumb, Albin Kurti prezanton logon për 25-vjetorin e çlirimit

Nga A2 CNN
30 Maj 2024, 11:49 | Politikë

Shqiponjë dykrenare dhe pëllumb, Albin Kurti prezanton logon për

Kryeministri Albin Kurti ka shpërndarë në rrjetet sociale logon që do të shoqërojë shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë tregon se logoja e re është e bazuar te motivet tradicionale, teksa brenda saj janë ndërthurur pëllumbi i paqes dhe shqiponja dykrenare.

“Frymëzuar nga historia dhe kultura, motivet e ngjyrat që i gjejmë të qëndisura në veshjet tradicionale e të thurura në artizanatet tona, na vijnë të rifreskuara me dizajn modern. Aty shohim profilin e pëllumbit të bardhë që simbolizon paqen e lirinë, si dhe simbolin e shqiponjës dykrenare e vigjilente, që është e ngulitur thellë në historinë e identitetin tonë kombëtar”, shkruan Kurti.

Shqiponjë dykrenare dhe pëllumb, Albin Kurti prezanton logon për (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos