Kuvendi miraton në parim Projektligjin për Specialen

Nga A2 CNN
5 Tetor 2026, 11:21 | Politikë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Projektligji ishte pika e parë e rendit të ditës në seancën e jashtëzakonshme, shkruan A2.

Para shqyrtimit në seancë plenare, projektligji u përkrah në parim unanimisht nga Komisioni për Legjislacion.

Nisma për ndryshimin e ligjit është dorëzuar nga Partia Demokratike e Kosovës më 21 shtator, ndërsa Qeveria më 2 tetor dha opinionin se nuk ka pengesa ligjore për procedimin e tij në Kuvend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos