Mirolsav Lajçak, i dërguari i posaçëm për dialogun mes Kosovës e Serbisë, do të kryejë një vizitë në Beograd ditën e hënë dhe një ditë më pas do të udhëtojë për në Prishtinë.
Në Kosovë, Lajçak pritet të takohet me përfaqësuesit e institucioneve vendore, ndonëse akoma nuk ka konfirmim nëse do mbahet një takim në mes të tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin.
Ndërkohë, bëhet e ditur se tashmë është konfirmuar mbajtja e takimit me zëvendëskryeministrin njëkohësisht kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin.
Ndërkohë në Beograd është konfirmuar takimi me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. (A2 Televizion)