“Levizja Vetëvendosje fituese absolute”, gazetari flet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2025, 09:11 | Politikë

Gazetari i A2CNN, Xhevahir Qardaku, në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë”, komentoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

“Kosova dëshmoi se është vend demokratik. Çdo gjë ka përfunduar në kohë rekord dhe gjithçka ka shkuar mirë, me vetëm disa problematika të vogla. Rezultatet paraprake dolën në kohë rekord”, tha gazetari.

“Ka pasur edhe pjesëmarrje rekord: 45%. Rezultati është konfirmuar, Vetëvendosja është fituese absolute, me mbi 49,3% të votave. Në shkurt të këtij viti, VV ra në kuotën e 42%”, shtoi gazetari.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, e ka quajtur fitore të popullit të Kosovës rezultatin e sotëm në zgjedhjet e parakohshme.

Kurti, në konferencë për media, tha se fitorja në zgjedhje e ka bërë të qartë se duhet ecur përpara për formimin e institucioneve dhe pa vonesa, andaj e konsideron të domosdoshëm certifikimin sa më të shpejtë të rezultateve.

LVV, në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, ka marrë 49.74 për qind të votave. Në këtë rezultat nuk janë të përfshira votat me kusht, të personave me aftësi të kufizuara dhe votat nga diaspora.

“Më 9 shkurt sivjet fitoi LVV-ja me partnerët, më 28 dhjetor 2025 fitoi populli i Kosovës dhe Republika. Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit. Tash na presin shumë punë përpara dhe rezultati i sotëm na ka bërë të qartë se duhet të ecim përpara pa vonesa. Sa më parë që certifikohen rezultatet, aq më shpejt duhet t’i krijojmë institucionet dhe të vazhdojmë me punën e mirë dhe projektet e nevojshme”, tha ai.

Ai ftoi edhe partitë e ish-opozitës për bashkëpunim në legjislaturën e dhjetë, për miratim të marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Ftoj që tash partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare, për ligjet e mira që do t’i procedojmë dhe për interesin publik të qytetarëve të Republikës. Urime të gjithë qytetarëve, mërgatës dhe secilit pa dallim, e cila është në rrugë të mbarë të tejkalojë edhe 14 shkurtin e vitit 2021”, shtoi Kurti.

Duke folur për zgjedhjen e presidentit të vendit, ai tha se fillimisht do të bisedojë me presidenten Vjosa Osmani, mandati i së cilës skadon në prill të vitit 2026, e më pas edhe me partitë e tjera në Kuvend.

Mirëpo, Kurti tha se miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare që kërkon votën e 80 deputetëve në Kuvend është një test i rëndësishëm për bashkëpunimin e ardhshëm mes LVV-së dhe partive të tjera, që mund të determinojë edhe zgjedhjen e presidentit të vendit.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos