Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për përsëritje të votimit me postë. Vetëvendosje kishte kërkuar që rreth 19 mijë vota të ardhura për postë për Lidhjen Demokratike të Kosovës të hiqen nga rezultati përfundimtar, të përsëritet i tërë procesi i votimit me postë dhe disa prej kandidatëve, që LVV pretendoi se janë përfshirë në manipulim më vota nga radhët e LDK-së, të mos përfshihen në listën e re të kandidatëve në një proces të mundshëm të përsëritur të votimit me postë. Por PZAP ka e ka vlerësuar si të pabazuar në dispozitat ligjore të Ligjit për Zgjedhjet dhe ankesën e Vetëvendosjes si dhe të përgjithësuar, mëson A2 CNN.
Po ashtu, PZAP ka hedhur poshtë edhe një tjetër kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje për rinumërim në komunën e Skenderajt pasi sipas tyre kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka marrë nga 94% deri në 100% të votave në vendvotime të caktuara, shkruan A2 CNN.
Në arsyetimin e LVV u tha se në bazë të trendeve është e pamundur që një kandidat për kryeministër të marrë 100% të votave. Mirëpo Paneli tha se ankesa është e paargumentuar, e pabazuar dhe se LVV nuk ka pasur prova për të dëshmuar pretendimet e tyre. (A2 Televizion)