Ligji i ri për zgjedhjet, Radoniqi: Zbatimi do të jetë sfidues në zgjedhjet e 9 shkurtit

Nga Tomorr Avdia
22 Gusht 2024, 13:35 | Politikë

Ligji i ri për zgjedhjet, Radoniqi: Zbatimi do të jetë sfidues

Me qëllim të avancimit të shërbimeve për votuesit, subjektet politike dhe vëzhguesit e zgjedhjeve, sot është zhvilluar softueri i KQZ-së me mbështetjen e misionit të OSBE-së.

Ky softuer është prezantuar në hapësirat e sallës “1 Tetori”, ndërkohë që është simuluar procesi i votimit. Kryetari i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi theksoi se me Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, procesi zgjedhor ka pësuar ndryshime thelbësore. Sipas tij, zbatimi do të jetë sfidues në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se janë bërë pjesë aktive e procesit të reformës zgjedhore të udhëhequr nga Kuvendi i Kosovës.

“Menjëherë pas miratimit të ligjit të ri, KQZ është angazhuar maksimalisht për përgatitjen dhe harmonizimin e 17 akteve nënligjore apo Rregulloreve Zgjedhore.

Disa nga këto, që ndërlidhen drejtpërdrejtë me votuesit, kanë për qëllim krijimin e lehtësirave në procedura të ndryshme zgjedhore, për votuesit brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu, gjatë kësaj kohe, KQZ ka ndërmarrë hapa konkretë që besojmë se do të ndikojnë në integritetin e procesit zgjedhor në vazhdim dhe rrjedhimisht edhe në besueshmërinë e qytetarëve dhe të akterëve të tjerë.

Me Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, procesi zgjedhor si brenda, por edhe jashtë vendit, ka pësuar ndryshime thelbësore dhe sigurisht se zbatimi i tij do të jetë sfidues në zgjedhjet e datës 9 shkurt 2025, por shpreh gatishmërinë e KQZ-së për të përmbushur detyrat që dalin para nesh”, theksoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos