Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se Marrëveshja Bazike e Brukselit e 27 shkurtit të vitit 2023, është një moment i radhës përmes së cilit u materializuan karakteristikat e shtetit të pavarur të Kosovës.
Kurti e nisi mbledhjen e Qeverisë, duke thënë se këtë javë, gjithashtu, 14 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e vulosi në mënyrë të pakthyeshme ligjshmërinë e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.
“Marrëveshja bazike e Brukselit e 27 shkurtit 2023 është një moment i radhës përmes së cilit u arrit të materializohen karakteristikat e shtetit të pavarur të Kosovës sipas parimeve të së drejtës ndërkombëtare, në të cilat bazohet mendimi këshilldhënës i GJND-së, përfshirë fqinjësinë e mirë, barazinë e sovranëve, respektimin e pavarësisë së tjetrit, njohjen dhe mbrojtjen e integritetit territorial, të drejtën e vetëvendosjes së popujve dhe parimet e tjera të Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, tha Kurti.
Më tej, e përmendi fuqizimin e shtetit dhe të shtetësisë në arenën ndërkombëtare. (A2 Televizion)