Vuçiç flet me shefin e NATO: Kosova dhe Bosnja në fokus, ruajtja e paqes, prioritet

Nga A2 CNN
3 Mars 2025, 20:29 | Politikë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, të cilit siç tha, i ka prezantuar qëndrimet e Serbisë për situatën në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë.

“Bisedë e gjatë dhe e hapur me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe marrëdhëniet dypalëshe mes Serbisë dhe NATO-s”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.

Ai bën të ditur se kanë folur rëndësinë e sjelljes së përgjegjshme dhe serioze në rajon dhe ka theksuar se ruajtja e paqes është interesi prioritar i të gjithë atyre që jetojnë në rajon. Vuçiç shtoi se kishte organizuar një takim me Rutte në Bruksel brenda muajit të ardhshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos