Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës

Nga Ideal Gola
1 Janar 2026, 12:32 | Politikë

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës

Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci. Lajmi është konfirmuar nga kryetari aktual i Parlamentit, Dimal Basha.

Daci, përpos kontributit të tij të madh në pjesën akademike, ishte aktiv edhe në jetën politike, fillimisht me Lidhjen Demokratike të Kosovës e më pas, edhe me partinë e tij politike Lidhja Demokratike e Dardanisë të cilën e themeloi në 2007, pas vdekjes së presidentit Ibrahim Rugovës dhe ndarjes së madhe që ndodhi brenda LDK.

Daci në periudhën 2001–2011 u zgjodh deputet i Parlamentit të Kosovës dhe në vitet 2001-2006 ishte kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos