Kurti: Nuk do të ketë vonesa në krijimin e institucioneve, do takohem me Osmanin

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2025, 11:25 | Politikë

Kurti: Nuk do të ketë vonesa në krijimin e institucioneve, do

Kryeministri në detyrë Albin Kurti deklaroi se nuk do të ketë asnjë vonesë në konstituimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. “Nuk kam ndonjë gjë për të thënë, rezultati është më i qartë se asnjëherë më parë. Ne kemi prit se do ta tejkalojmë rezultatin e 9 shkurtit, por duket që po e tejkalojmë rezultatin e 14 shkurtit 2021. Bllokimet në konsitutimin e Kuvendit dhe pengesat për formimin e qeverisë së re tashmë janë inekzitent”, tha Kurti, përcjell A2.

Ndërsa sa i përket çështjes së postit të Presidentit, ai tha se së shpejti do ta takojë Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e më pas do të shohin si të veprohet tutje. “Ne së pari do të presim certifikimin e rezultati, duhet të konstitutohet Kuvendi dhe duhet ta shohim përbërjen e legjislaturës së dhjetë dhe më pastaj të ecim tutje. Por ashtu siç kam thënë sot është dita e fundit e vitit 2025, shpejt do ta takojë presidenten Osmani dhe duhet të bisedojmë njëherë bashkë për rrugën përpara. Por keni parasysh se njëherë është kontituimi i Kuvendit, formimi i Qeverisë dhe vetëm më pas është zgjedhje e presidentes apo presidentit”, theksoi Kurti.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje këto deklarata i bëri pas vizitës që pati mëngjesin e se mërkurës në Postën e Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos