Zgjedhjet në Kosovë, kush janë më të votuarit për deputetë?

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2025, 15:12 | Politikë

Zgjedhjet në Kosovë, kush janë më të votuarit për

Dy ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush do të jenë 120 anëtarët e rinj të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke i numëruar votat për kandidatët për deputetë qysh nga e hëna dhe deri më tani janë numëruar mbi 40 për qind të tyre.

Në zgjedhje morën pjesë rreth 45 për qind të gati 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote.

Zgjedhjet i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Më mposhtë mund të shihni se kush janë pesë kandidatët më të votuar në secilën parti kur janë numëruar pak më shumë se një e treta e votave.

Lëvizja Vetëvendosje:

Albin Kurti 137.299 vota

Glauk Konjufca 106.954 vota

Albulena Haxhiu 55.845 vota

Hekuran Murati 55.292 vota

Donika Gërvalla 49.228 vota

Partia Demokratike e Kosovës

Bedri Hamza 61.924 vota

Arian Tahiri 29.430 vota

Përparim Gruda 27.363 vota

Uran Ismaili 21.504 vota

Sala Jashari 19.502 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës

Lumir Abdixhiku 30.235 vota

Hykmete Bajrami 19.160 vota

Ukë Rugova 16.781 vota

Avdullah Hoti 14.781 vota

Doarsa Kica Xhelili 14.772 vota

Lista Serbe

Sllavko Simiq 16.616 vota

Igor Simiq 16.164 vota

Liljana Stefanoviq 15.718 vota

Nemanja Bishevac 13.143 vota

Zllatan Ellek 12.889 vota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Ramush Haradinaj 15.247 vota

Daut Haradinaj 9.315 vota

Besnik Tahiri 9.161 vota

Bekë Berisha 6.874 vota

Agim Çeku 6.183 vota

Sipas të dhënave paraprake, LVV-ja do t’i ketë 56 ulëse në Kuvend, pasuar nga PDK-ja me 23, LDK-ja me 15, Lista Serbe 9 dhe AAK-ja 6.

Personi më i votuar në Kosovë është Albin Kurti, i cili në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit i fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota).

Mbetet të shihet nëse Kurti do ta forcojë këtë rekord apo jo./ REL (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos