Nuk certifikohet rezultati i zgjedhjeve në Kosovë, KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive

Nga A2 CNN
10 Mars 2025, 12:10 | Politikë

Nuk certifikohet rezultati i zgjedhjeve në Kosovë, KQZ vendos për

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës që u zhvillua këtë të hënë, është vendosur për t’i hapur rrugën rinumërimit të 50 kutive të votimit.

Anëtari i KQZ-së nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës, Arianit Elshani tha se Këshilli i Operacioneve Zgjedhore ka rekomanduar rinumërimin e këtyre kutive.

“Janë identifikuar 15 vendvotime në të cilat ka mospërputhje mes një nënshkrimi dhe dy nënshkrime, pra dy nënshkrime në listën e nënshkrimeve dhe një fletëvotim ose dy më pak ose më shumë në kutin e votimit. Është rekomanduar që të procedohen për një rinumërim të plotë për të gjitha subjektet politike”, tha Elshani.

Ndërkohë, Besnik Buzhala nga Sekretariati i KQZ-së u shpreh se janë të gatshëm që sot pasdite në orën 16:00 të filloj rinumërimin e këtyre kutive të votimit nëse KQZ merr vendim.

Pas kësaj kryetari i KQZ-së e hodhi kërkesën për votim ku me 9 vota pro, u miratua rekomandimi për rinumërimin e 50 kutive të votimit.

Ndërsa sa u përket vlerësimit të kutive të votimit jashtë Kosovës që janë 177 gjithsej, Buzhala tha se po presin afatin e ankesave në Supreme.

“Sa i përket vlerësimit të kutive të votimit jashtë Kosovës, 177 që janë, dje kemi pranuar vendimin e PZAP-së, pasi që të konsumohet afati i ankesave në Gjykatë Supreme nesër mund të fillojmë me hapjen e 177 kutive me qëllim të vlerësimit të fletëvotimeve të pavlefshme në përputhje me vendimin e PZAP-së, ose më së voni të mërkurën në mëngjes”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos