“Nuk e dimë përmbajtjen e draftit!” BE: E kemi të pamundur ta vlerësojmë tani propozimin e Gërvallës

Nga Erjon Dervishi
16 Maj 2024, 21:33 | Politikë

“Nuk e dimë përmbajtjen e draftit!” BE: E kemi të

Bashkimi Evropian ka reaguar në lidhje me propozimin e qeverisë së Kosovës për përpilimin dhe dërgimin në Gjykatën Kushtetuese Draft-Statutin për Asociacionin e komunave serbe në Veri të Mitrovicës. Sipas Peter Stanos, zëdhënësit të Bashkimit Europian, Unioni e ka “të pamundur” ta vlerësojë tani për tani propozimin e Qeverisë së Kosovës. Kjo pasi sipas tij, BE  nuk është në dijeni për përmbajtjen e tij.

Peter Stano, tha në një reagim për Radion Evropa e Lirë se një draft i tillë duhet të diskutohet edhe me Serbinë dhe me Unionin, i cili ndërmjetëson dialogun mes dy vendeve fqinje prej vitit 2011.

“Përmbajtja e një statuti, që Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar ta përpilojë, është e panjohur dhe nuk është diskutuar as me Serbinë, e as me ndërmjetësuesin [e dialogut Prishtinë-Beograd] BE-në. Prandaj, është e pamundur që të vlerësohet përputhshmëria e tij me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 në këtë fazë”, tha Stano.

Theksojmë se Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, njoftoi se kishte informuar Këshillin e Evropës se Kosova po përgatit një draft-statut dhe ta dërgojë atë në Gjykatën Kushtetuese për interpretim në fund të muajit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos