Ligji për Specialen është urgjencë, por presidenti është emergjencë, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai në konferencën e jashtëzakonshme për media të martën, tha se kanë bërë katër hapa në drejtim të PDK-së për arritjen e një marrëveshje për çështjen e presidentit dhe ligjit, por ata nuk kanë bërë asnjë hap pozitiv.
Ai u zotua që në rast se zgjidhet presidenti sot, të enjten do ta miratojnë në lexim të dytë projektligjin për specialen.
“Ligji është urgjencë, pro presidenti është emergjencë. Presidenti duhet të zgjidhet sot, ndërsa ligjin mund ta votojmë më pastaj duke respektuar edhe afatin 72 orësh sipas nenit 75 të Rregullores së Kuvendit....Le ta zgjedhim presidentin sonte dhe unë publikisht zotohem para jush që paraditen e së enjtes kalon leximi i dytë i projektligjit për dhomat e specializuara”, tha ai. (A2 Televizion)