Edhe pse Sali Berisha deklaroi se tubimi i së enjtes do të jetë kombëtar dhe u bëri thirrje të gjithë mbështetësve të tij që të jenë para Parlamentit, Partia Demokratike nuk do të jetë organizatore e protestës por vetëm do të mbështesin qytetarët.
Sekretari për Çështjet Organizative në Partinë Demokratike, Klevis Balliu në një intervistë për A2CNN tregon arsyet se përse qytetarët duhet të jenë në shesh ditën kur në seancë votohet reforma territoriale.
Klevis Balliu: “Është një protestë pa flamur partiak, sepse nuk ka më asnjë mendoj keqkuptim për situatën në vend, siguria ka rënë. Po vidhet pushteti, po vidhen paratë e qytetarëve, nuk ka më liri, nuk ka më ekonomi”.
Policia edhe këtë herë ka njoftuar se perimetri i sigurisë do të jetë i njëjti, ku qytetarët mund të protestojnë tek lumi Lana, ministria e Brenshme apo në anën tjetër në sheshin pranë pedonales.
Klevis Balliu: “Qytetarët duhet të protestojnë para Parlamentit, nuk duan të protestojnë te Lana. Policia nuk mund të sanksionojë sipas dëshirës së vetë se ku protestohet. Nuk ka asnjë justifikim për këtë polici që t’u tregojë qytetarëve se ku protestojnë”.
Sipas Balliut perimetri i sigurisë i ngritur nga Policia po dëmton edhe bizneset rreth Kuvendit ndërsa për efektivët kishte këtë mesazh.
Klevis Balliu: “Policia e Shtetit të distancohet nga policia e pushtetit. Kaq!”.
Uniformat blu janë angazhuar maksimalisht për tubimin e së enjtes, , ku sipas informacioneve mësohet se në terren do të jenë 1600 efektivë duke bllokuar ccdo rrugë kalim që të ccon drejt godinës së parlamentit. (A2 Televizion)