Denoncimi për dosjen KAYO, Berisha: Të gjitha provat do i dërgojmë edhe në NATO

Nga Anesti Barjamemaj
6 Tetor 2026, 16:14 | Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi në mënyrë direkt Edi Ramën si të përfshirë në atë që ai e quan trafikim i armëve përmes një skeme të krijuar me themelimin e KAYO që sipas PD po përdoret për të kaluar prona shtetërore dhe para publike te privati.

Në një konferencë për mediat, së bashku me deputetin Klevis Balliu, akuzoi se me biznesmenin Roni Yeffet është e lidhur edhe Vlora Hyseni

Sali Berisha: “Kjo është një nga skemat më mafioze. Një vend anëtar i NATO-s që aplikon skemë të tillë mafioze në fushën e mbrojtjes, kryen një akt shumë të rëndë ndaj vendit të tij, por edhe ndaj aleancës”.

I pyetur nëse të dhënat që kanë për industrinë e armëve do t’i depozitojnë në SPAK, Berisha tha se do të informojnë jo vetëm prokurorinë por edhe partnerët e huaj.

Sali Berisha: “Ne do të informojmë të gjitha ministritë e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s dhe vetë aleancën”.

Sipas Berishës, biznesmeni shqiptaro-izraelit Roni Yeffet ka zhvatur dhjetëra milionë euro nga buxheti i shtetit dhe kanë cenuar sigurinë kombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos