
Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
Takimi u zhvillua në një situatë të tensionuar politike, ku në qendër të diskutimeve janë zgjedhja e Presidentit të Kosovës dhe miratimi i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Gazetarja e A2 CNN, Leonora Kolukaj, raportoi drejtpërdrejt nga sheshi përballë Kuvendit të Kosovës se, sipas informacioneve jozyrtare, nga takimi Kurti-Hamza nuk ka dalë një marrëveshje konkrete.
“Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku kryeministri Albin Kurti, së bashku me liderët politikë, diskutuan për zhvillimet e fundit.
Takimi mes Kurtit dhe Bedri Hamzës ka përfunduar, ndërsa Hamza ka thirrur mbledhjen e partisë së tij.
Sipas informacioneve jozyrtare, nuk ka pasur marrëveshje mes Kurtit dhe Hamzës.”, raporti Kolukaj. (A2 Televizion)