Osmani: Serbia vazhdimisht po përpiqet të dëmtojë sovranitetin e Kosovës

Nga A2 CNN
23 Tetor 2025, 17:51 | Politikë

Osmani: Serbia vazhdimisht po përpiqet të dëmtojë

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Serbia vazhdimisht po përpiqet të dëmtojë sovranitetin e Kosovës përmes destabilizimit, dezinformimit dhe duke përkrahur grupe terroriste.

Sipas saj, fuqizimi i aleancës me vendet demokratike është përgjigjja më e mirë ndaj Serbisë, e cila, siç tha ajo, është dorë e zgjatur e Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

E para e vendit, në një fjalim para studentëve në Universitetin e Berlinit të enjten, tha se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ajo theksoi se Kosova nuk kërkon privilegje për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por proces meritor dhe drejtësi.

Sipas saj, zgjerimi i BE-së nuk duhet të jetë një proces burokratik dhe që mund të vonohet, pasi çdo lloj ngurrimi do të krijojë hapësirë për aktorë keqdashës. Ajo shtoi se kur Kosova i kryen detyrat e shtëpisë dhe të gjitha reformat e nevojshme, atëherë duhet të ketë një shteg për t’ia hapur derën e anëtarësimit në BE.

Në anën tjetër, Osmani tha se demokracia në Kosovë vazhdimisht po përforcohet, derisa përmendi organizimin e zgjedhjeve të lira dhe garuese, madje sipas saj, më të mirat në rajon, raporton KosovaPress. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos