Amerika dhe Kosova janë në një linjë sa i përket dialogut dhe pritshmërive në tryezën e bisedimeve. Këtë lexim i bën anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes dhe nënkryetari i komisionit të sigurisë në Kuvendin e Kosovës, Enver Dugolli, deklaratave të ambasadorit të SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, që tha se vendi i tij pret që Prishtina dhe Beogradi t’i zbatojnë pa parakushte marrëveshjet e arritura në Bruksel.
Pajtimi kryesor mes Prishtinës dhe Uashingtonit është që njohja me Serbinë të jetë në qendër të procesit të dialogut.
Nënkryetari i komisionit të sigurisë në Kuvendin e Kosovës mbështet idenë e shtimit të presionit ndaj Serbisë për të pranuar kushtet dhe detyruar Vuçiç të ndryshojë qasje, pasi deri më tani vetëm e ka dëmtuar dialogun.
Kosova dhe Serbia e arritën marrëveshjen për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve në fillim të vitit 2023, por ajo nuk ka gjetur zbatim nga asnjë palë deri tani. (A2 Televizion)