OVL-UÇK kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Dimal Bashës

Nga A2 CNN
28 Gusht 2025, 17:05 | Politikë

OVL-UÇK kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Dimal

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës (OVL-UÇK) kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Dimal Bashës nga posti i kryetarit të kuvendit, si dhe nisjen e hetimeve ndaj tij nga prokuroria, raporton KosovaPress.

Në një konferencë për media, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati tha se kategoritë e dala nga lufta kërkojnë nga deputetë ta shkarkojnë menjëherë Bashën nga posti i kryeparlamentarit.

Gucati tha se prokuroria duhet të nisë hetimet ndaj Bashës duke përmendur arsyet sipas tij për pjesëmarrjen në luftë speciale propagandistike kundër UÇK-së si dhe bashkëpunimin me persona të dyshimtë të cilët ndikojnë negativisht në integritetin e Kosovës.

Siç tha ai, nëse nuk përfillen këto kërkesa, OVL-UCK-ja do të ndërmerr veprime të tjera.

“Kategoritë e dala nga lufta e UCK-së kërkojnë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës shkarkimin e menjëhershëm të Dimal Bashës dhe nisjen e hetimeve nga prokuroria e shtetit të Kosovës. Arsyet dihen, pjesëmarrja në luftë speciale propagandistike kundër UÇK-së dhe Republikës së Kosovës dhe nën dy lidhja personale dhe bashkëpunimi me persona të dyshimtë përfshirë bashkëpunëtorët nga Maqedonia e Veriut të cilët ndikojnë negativisht në zhvillimin dhe integritetin e vendit tonë. OVL-UÇK kërkon përgjegjësi të plotë dhe veprime të menjëhershme nga autoritete për mbrojtjen e të vërtetesës dhe nderin e luftës së UÇK-së. Nëse nuk përfillen kërkesat tona, ne si kategori të dala nga lufta e UÇK-së obligohemi të ndërmarrim veprime të tjera”, tha Gucati.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati tha se kryeparlamentari Dimal Basha nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për atë që ka shkruar vetëm përmes një deklarate. Ai potencoi se kjo organizatë nuk i ka dyert e hapura për Bashën.

“Zotri Basha është  bashkëveprues i atij punimi shkencor që e ka bërë. Nuk mund t’i ikë përgjegjësisë me një deklaratë të dhënë që është munduar ta arsyetoj vendet…Zotri Basha dyert në OVL-UÇK nuk i ka të hapura. Jo vetëm ai, por edhe njerëzit si  soji i tij. Ata mund t’i kenë dyert e hapura në Serbi”, tha Gucati.

Gucati tha se përveç ministres në detyrë të Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, ka edhe dëshmitarë të tjerë në Gjykatën Speciale nga Lëvizja Vetëvendosje. Siç tha ai do të dalin emra.

“Dimal Basha në vitin 2012 me një punim shkencor të tij I cili quan UCK-në se ka bashkëpunuar me dilerë të drogës. Është një gënjeshtër apo shpifje e tyre, ashtu siç e ka zakon LVV-ja. Në atë parti politike ne e dijmë që kanë edhe dëshmitarë në Gjykatën Speciale. Duke filluar nga Donika Gërvalla që ka dorëzuar dokumentacione në atë kohë që vetë e ka pranuar. Të tjerët që do të dalin me emra. Nuk do të fshehim më asgjë nga askush, sepse nuk kemi frikë prej askujt”, tha Gucati.

Të mërkurën mediat raportuan për një hulumtim, ku bashkautor është kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ku ndër të tjera përmban shkrime kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kosovapress (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos