Paralajmërimi i fortë i Kurtit: Vuçiç po lë hapur mundësinë e pushtimit të Kosovës

Nga Rosalba Bejdo
13 Shkurt 2024, 16:28 | Politikë

Ngjarjet e shtatorit në Banjskë të Zvecanit, protestat e dhunshme në veri dhe rritja e pranisë ruse në Ballkanin Perëndimor e bëjnë më urgjente se kurrë nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kështu u shpreh kryeministri i Kosovës Albin kurti, i cili paralajmëron se duke mos e firmosur ujdinë, Vuçi֛ç po lë të hapur mundësinë e pushtimit të Kosovës. Deklaratën e fortë, shefi i Ekzekutivit të Prishtinës e bëri gjatë një paneli diskutimi të organizuar nga instituti Chatham House.

“Nuk mund të shoh asnjë arsye tjetër për refuzimin e nënshkrimit nga Serbia. Ata duan të mbajnë hapur këtë derë dhe të kenë një dritare mundësie për t’u rikthyer dhe për të kryer agresion”, tha Kurti.

Në panelin e diskutimit, Kurti tha se “regjimi autoritar” i Serbisë “po mban prapa të gjithë rajonin. Sipas tij, Beogradi në një masë të madhe e njeh Kosovën de facto, por jo de jure. Serbia, tha ai, po e përdor Kosovën për të mbajtur raporte të mira me Rusinë dhe Kinën.

“Ekziston një tezë e përgjithshme se Serbia po mban raporte të mira me Federatën Ruse dhe Kinën, në mënyrë që t’i përdorë atonë agresivitetin kundër Kosovës. Por, unë mendoj se është e kundërta. Serbia përdor agresivitetin e saj ndaj Kosovës që të mbajë raporte të mira me Federatën Ruse dhe Kinën. Sepse ndaj diktatorëve që nuk i besojnë askujt, ju duhet ta tregoni veten vazhdimisht. Mendoj se këtë po e bën Vuçiç. Me agresivitetin e tij ndaj Kosovës ai po mundohet të mbajë raporte të mira me Kremlinin”, u shpreh Kurti.

Kurti shtoi më tej se përmes Serbisë, Rusia po rrit praninë e saj në Ballkanin Perëndimor, duke u bërë një kërcenim real për Kosovën dhe jo vetë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos