Pasiguri një ditë para votimit, Haradinaj me porosi për Limaj: Turp nëse ndahesh nga opozita

Nga Xhevahir Qardaku
14 Prill 2025, 15:21 | Politikë

Në Kuvendin e Kosovës ka vazhduar regjistrimi i kandidatëve që u zgjodhën deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Pavarësisht se numrat janë të qartë për të gjithë, ka ende shumë pasiguri se si do të duket qeveria e re. Një gjë të tillë e konfirmoi edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, që lëshoi një porosi të fortë për aleatin në koalicion, Fatmir Limaj.

“Në taktika, asnjëherë s’kemi penguar konstituimin e Kuvendit dhe këtë nuk e bëjmë ndaras nga opozita. Është parim. Nuk besoj se do të pozicionohemi kundër konstituimit të Kuvendit, nuk e dimë cili do të jetë emri, kush do të jetë. Është një ndarje e turpshme, për shkak se kemi shkuar në çdo vend duke kërkuar votë për ndryshim – nuk është në rregull. Vetëvendosjes i kemi vetëm një kërkesë: të dalin në opozitë. Për opozitën nuk kemi asnjë kusht... Nëse ndahet Limaj, është më vështirë, por ne do të vazhdojmë, sepse edhe me votat e Nismës, ende nuk ka një shumicë Vetëvendosja. Do të vazhdojmë krijimin e shumicës”, u shpreh Haradinaj.

“Presidenti amerikan paralajmeron tarifa te reja kunder botes ne sektorin e mjekesise, ndersa sqaron se nga kjo lufte tregtare askush nuk ka shpetuar. Donald Trump kritikon Rusine per sulmin e fundit ne Ukraine dhe njofton se po punon për arritjen e paqes”, deklaroi Bekë Berisha, deputet i AAK.

“Sigurisht që kemi pasur edhe takime individuale e publike me partitë politike. U kemi bërë thirrje që të qëndrojnë pranë premtimeve që kanë dhënë – përkatësisht që të mos përkrahin një Kurt III. Nesër do të shihet se si do të veprohet. Nuk ka një dakordim konkret për momentin, por besoj që mbetet te qëndrueshmëria dhe premtimet publike që janë dhënë. PDK e ka bërë të qartë se ne kemi një pozitë që na është besuar nga qytetarët si mundësi e dytë për formimin e qeverisë. Dhe besoj se do të qëndrojmë të palëkundur në premtimet tona”, tha Mërgim Lushtaku, deputet i PDK.

“Po nëse ka ndonjë propozim i cili është i arsyeshme, rregullat tregojnë se partia më e madhe, në këtë rast LVV-ja, ka të drejtën e propozimit të kryeparlamentarit. Nuk e shoh ndonjë problem në atë aspekt. Jam pesimist për krijimin e një qeveri në të cilën partia më e madhe sikur që prapë po them kjo është me rëndësi që të kuptohet që partia politike që e ka marrë pothuajse gjysmë e ulëseve që i takojnë komunitetit shqiptar, normalisht që është adresa e duhur për krijimin e institucioneve”, theksoi Nenad Rashiq, deputet nga pakicat serbe.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos