
Ka përfunduar takimi mes liderëve politikë dhe presidentes Vjosa Osmani për të caktuar mandatarin e dytë. Pas takimit, Osmani deklaroi se deri me datë 5 nëntor do të jetë në pritje dhe në komunikim me liderët politikë për të kuptuar nëse ka ndonjë shumicë të re parlamentare, raporton A2 CNN.
Ajo tha se ka diskutuar edhe për buxhetin e ri dhe marrëveshjet që lidhen me Planin e Rritjes së BE-së. Osmani tha se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kërkuar edhe një takim deri në përfundim të afatit të mërkurën, shkruan A2 CNN.
E pyetur nga A2 CNN, nëse ka pasur diskutime për çështjen e postit të presidentit meqë është në fund të saj, Osmani tha se ka pasur diskutime ashtu sikurse është hedhur ideja që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli gjë që e mbështet edhe ajo por që kërkohet të bëhen ndryshime kushtetuese. (A2 Televizion)
 
                                           
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                   
 
						                    
						                    
						                   