Takimi me presidenten Osmani, liderët politikë në Kosovë: Zgjedhje të reja në dhjetor

Nga Xhevahir Qardaku
31 Tetor 2025, 14:25 | Politikë

Takimi me presidenten Osmani, liderët politikë në Kosovë:

Kosova do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në Dhjetor. Është ky rezultati i takimit të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani me liderët e partive politike, pas dështimit të përpjekjes për të bërë një qeveria apo mazhorancë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, theksoi pas tryezës se duhet që sa më parë të shpallen zgjedhjet e reja për të shmangur krizat që dëmtojnë vendin. Ai bëri me dije se gjatë takimit, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kërkoi që të provojë edhe njëherë për ta bërë qeverinë. Idenë e zgjedhjeve të reja e mbështeti edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, duke e konsideruar si rrugën e vetme për të dalë nga ngërçi, shkruan A2 CNN.

Ai tregoi se ka bërë përpjekje për të krijuar një shumicë, por diçka e tillë nuk është arritur. I vetmi që foli për data ishte kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai kërkoi që më 7 dhjetor të organizoheshin zgjedhjet e reja parlamentare. Kreu i Vetëvendosjes nuk ndaloi për të folur për mediat pas përfundimit të takimit në presidencë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos